Uji Dea

Drita 90 minuta larg titullit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Në javën e 32-të, të parafundit të Superligës së Kosovës në futboll në mes Dritës e Drenicës nga Skenderaj, në stadiumin e qytetit në Gjilan u tregua futboll i dobët. Skuadra e Dritës në këtë ballafaqim kërkonte tri pikë për të shpresuar se do të stoliset me titull të kampionit, por me lojën e treguar sot as për së afërmi nuk ishte ajo skuadër që jemi mësuar ta shohim në këtë kampionat.

Në pjesën e parë “bardhekaltërtit” e Dritës, rastin më të mirë e kishin në minutën e 40-të, Izair Emini godet bukur por nga vija e fundit e dëbon mbrojtësi Shkelzen Lushtaku.

Në fillim të pjesës së dytë në minutën e 48-të, pas një kundërsulmi të shpejt Xhevdet Shabani, arrinë më në fund ta gjen rrjetën e portierit të Drenicës Arion Ymerit, i cili njëherit ishte edhe goli i vetëm në këtë ballafaqim monoton.

Në minutën e 53, 54 e 74, Shillova, portjeri Ymeri e Mëziu i mysafireve braktisin ndeshjen pas lëndimeve të cilat i kishin.

Rastin më të mirë të ndeshjes e kishte Betim Haxhimusa në minutën e 87-të, i pa penguar nuk arrin nga afërsia ta mposht portierin mysafir Mikel Kaloshin godet pingulen e tij të majtë.

Eco Higjiena

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, pas 90 minutave ka deklaruar.
“Krijuam raste, por nuk e kishim freskinë, kjo freski sot na mungoi me të madhe me rëndësi kemi marrë tri pikë të mëdha dhe ndeshjen e kishim nën kontroll”.

Ndërsa trajneri i Drenicës, Fadil Rama, është shprehur në fund të takimit.
“E kemi ditur se Drita do ti qaset kësaj ndeshje për fitore, tentuam me mbrojtje të fort e me kundërsulme ta rrezikonim kundërshtarin por nuk ja dolëm”.

Skuadra mysafirë në këtë ndeshje i kanë munguar dy futbollist të prekur nga pandemia COVID-19, Azem Bejta e Hysen Tahiri.

Në ndeshjen e javës së fundit Drita udhëton në derbin e stinorit në Suharek për tu ballafaquar me Ballkanin./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.