Bujar Shabani më vjen keq që nuk isha në derbi, dhe ka një porosi
Gjilan – Njëri ndër mesfushorët më të mirë në futbollin e Kosovës Bujar Shabani i Dritës ndeshjen derbi ndaj rivalit lokal Gjilanit e ka përcjell mjaftë i tensionuar ai gjatë 90 minutave ka qenë mjaft aktiv duke i përkrahur bashkëlojtarët e tij nga shkallët e stadiumit.
Shabani i cili gjerë më tani ka zhvilluar 10 derbi ndaj rivalit lokal ishte i suspenduar për shkak kartonave dhe kjo gjë e ka penalizuar për mos paraqitjen e tij në fushë.
“Ndeshja ndaj rivalit lokal për mua ka qenë mjaftë e vështirë me shumë emocione në fushën e futbollit këto emocione asnjëherë nuk i kam pasur por në shkallët e stadiumit të jesh e të mos mundesh të jesh me bashkëlojtarë në një ndeshje të rëndësishme siç është derbi është shumë vështirë gjatë 90 minutave të kësaj ndeshje nga shkallët e stadiumit jam ndjerë në siklet të madhë” tha Bujar Shabani duke vazhduar “Derbi ka qenë shumë i varfër pa shikues nuk e patë atë hijeshin të cilin e ka ky derbi me ambientin të cilin krijohet nga shikuesit”.
Bujar Shabani ka komentuar edhe humbjen e skuadrës së tij ndaj rivalit lokal Gjilanit
“Ne si klub jemi shumë të qetë futbolli nuk ka mbaru me këtë ndeshje tani jemi të fokusuar për ndeshjet e radhës dhe ne jemi ende lider dhe jam i bindur fuqishëm se këtë pozitë do ta mbajmë gjerë në fund për një gjë të tillë ne kemi përvojën e kualitetin e duhur dhe ne jemi ajo skuadër kompakte dhe më e mira në futbollin e Kosovës që duhet
ta përfaqësojmë futbollin e Kosovës në Champions League”.
Drita pas 31 javëve me 65 pikë kryeson tabelën e Superligës e ndjekur nga Gjilani 64 e
Ballkani me 63 pikë.
Në javën e 32 Drita është nikoqire e Drenicës ndërsa në javën e fundit udhëton në Suharekë për tu takuar me Ballkanin./rajonipress/


