Drita vazhdon me fitore, “viktima” e radhës ishte Ferizaj
Gjilan – Takimi i parë i javës së 25-të në Superligën e Kosovës në futboll, ndërmjet Dritës e Ferizajit, nuk ka sjell futboll cilësor edhe pse në këtë ballafaqim objektivat e dy skuadrave ishin të kundërta njëra me tjetrën.
Tifogrupi i Dritës, “Intelektualët” që nga fillimi i ndeshjes kishin shpalosur një mesazh ku shkruhej, “22 vjet robni e liri, sun na nali ushtri e milici, e po na nal kjo pandemi”.
Në këtë ballafaqim Drita ka kërkuar tri pikë për të mbajtur kreun e tabelës, ndërsa për mysafirët çdo pikë e fituar ishte e mirëseardhur.
Drita në këtë sfidë ishte pa katër futbollist që munguan për shkak të kartonave e lëndimeve të vogla, ata ishin: Vuqaj, Leci, Xh.Shabani e Haxhimusa.
Në pjesën e parë futbollistët e Dritës krijuan disa gjysmë raste, por nuk arritën të shënojnë në portën e Blakqorit.
Në minutën e 48-të, Rexha gjuan brenda zonës por me dorë luan mbrojtësi Genc Berisha, ndërsa arbitri Zasella akordon në pikën e bardhë.
Nga pika e bardhë i pa gabuar ishte Kastriot Rexha, i cili sjell skuadrën e tij në epërsi 1-0 njëherit ishte goli i tij i 11-të në këtë kampionat.
Në minutën e 61-të, Bunjamin Shabani nga 18 metra godet pingulen e portierit mysafirë Blakqorit.
Në minutën e 77-të, Astrit Fazliu i cili zëvendësoi Izair Eminin në minutën e 63-të, harkon nga ndërprerja e Cuculi me kokë nga afërsia shënon duke detyruar portierin Blakqorin të nxjerr topin nga rrjeta e tij.
Futbollistët e Ferizajit gjatë 90 minutave asnjëherë nuk rrezikuan portën e Malokut të Dritës.
Pas ndeshjes trajneri Dritës, Ardian Nuhiu, deklaroi.
“Në asnjë moment nuk e kemi diskutuar fitoren dhe fituam me plot meritë, kundërshtarit ja mbyllëm të gjitha pozitat në fushë, në ndeshjës e rradhës duhet të jemi edhe më tepër të koncentruar”.
Në javën e 26-të, Drita do të jetë mysafirë i Vushtrrisë./rajonipress/


