UBT

Katër vjet më parë Shqipëria e bëri ëndrrën realitet

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Në këtë ditë katër vjet më parë Kombëtarja e Shqipërisë debutoi në kampionatin evropian “Euro 2016”.

Për here të parë në histori djelmoshat e drejtuar asokohe nga Gianni De Biasi realizuan ëndrrën shekullore të shqiptarëve për t’u kualifikuar në një kompeticion të tillë, raporton “Zeri.info”.

Ndeshjen e parë Shqipëria e zhvilloi në Lens, në stadiumin “Stade Bollaert-Delelis”, ku përballë vetes kishte Përfaqësuesen e Zvicrës.

Aso kohe Zvicra në formacion kishte pesë shqiptarët: Granit Xhaka, Valon Behrami, Xherdan Shaqiri, Admir Mehmedi dhe Blerim Xhemajli.

Mobi Casa

Special ishte fakti se dy vëllezërit Granit dhe Taulant Xhaka ishin kundërshtarë në këtë sfidë, ku njëri luante për Zvicrën, e tjetri për Shqipërinë.

Për më shumë se 50 minuta, Kombëtarja shqiptare luajti me dhjetë lojtarë pasi kapiteni legjendar Lorik Cana u ndëshkua me karton të kuq.

Në mbrëmjen e 11 qershorit 2016, kulla “Eiffel” u vesh e gjitha kuq e zi.

Image
Ndonëse dhuroi emocione me futboll të bukur, Kombëtarja e Shqipërisë nuk arriti të kalojë fazën e grupeve, por që bëri krenarë gjithë shqiptarët kudo në botë. /Zeri.info

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.