United Hospital

Shefki Kuqi rrëfen karrierën: Nga Liga e Kampionëve te Premierliga dhe betejat me Ferdinandin e Terryn

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ish-sulmuesi i njohur shqiptar, Shefki Kuqi, ka bërë një rrëfim të gjatë për karrierën e tij, duke kujtuar momentet më të rëndësishme nga Finlanda e deri në Premier League.

Kuqi e cilëson periudhën te HJK Helsinki si vendimtare, ku fitoi kampionatin dhe kupën, si dhe u bë pjesë e historisë duke luajtur në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve – një arritje unike për një klub finlandez. “Aty fitova gjithçka dhe kuptova se ishte momenti të ecja përpara”, tha ai.

Kalimi në Angli nisi me Stockport County, për të vazhduar më pas te Sheffield Wednesday, ku spikati në derbit lokalë, dhe më pas te Ipswich Town. Te Ipswich, Kuqi u bë golashënuesi kryesor dhe krijoi një dyshe të frikshme me Darren Bent, të cilin e parashikoi si yll të ardhshëm të futbollit anglez.

Ëndrra e Premier League u realizua me Blackburn Rovers, ku Kuqi pati një sezon solid nën drejtimin e Mark Hughes. Ai zbuloi se kishte qenë shumë pranë një transferimi te Celtic, por në fund zgjodhi Crystal Palace, një periudhë që e përshkroi si zhgënjyese për shkak të mungesës së harmonisë në skuadër.

Uji Dea

Një moment emocional i karrierës ishte transferimi në Gjermani te TuS Koblenz, ku pati mundësinë të luante përkrah vëllait të tij. Më pas, Kuqi punoi me Brendan Rodgers te Swansea, për të cilin tha se e kishte kuptuar menjëherë se ishte trajner i nivelit të lartë.

Rikthimi në Premier League erdhi me Newcastle, një eksperiencë që ai e përshkroi si të veçantë për shkak të pasionit të jashtëzakonshëm të tifozëve. Karrierën e mbylli pas periudhave te Oldham dhe Hibernian, ku mungesa e minutave e shtyu drejt pensionimit.

Në fund, Kuqi veçoi Rio Ferdinand dhe John Terry si kundërshtarët më të vështirë në Premier League, duke i përshkruar si mbrojtës elitarë dhe sfida të mëdha për çdo sulmues.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.