Hidromorava

Rrahmani tregon arsyen pse zgjodhi Napolin para ofertave tjera

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Mbrojtësi i Hellas Veronas, Amir Rrahmani, i cili pas ofertave të shumta vendosi t’i bashkohej Napolit, ka treguar pse zgjodhi pikërisht Partenopei.

Në afatin e janarit është kryer marrëveshja e transferimit të kapitenit të Kosovës për 14 milionë euro, por ai ka mbetur i huazuar te skuadra aktuale deri në fund të sezonit.

“Do ta pranoj, nuk kam pritur interesimin e Veronas kur kam ardhur, sepse isha në bisedime me klubet nga vendet tjera, mirëpo sapo më erdhi mundësia që të transferohesha në Itali, hoq dorë nga gjithçka tjetër”.

FIDANISHTJA

“E dija se vetëm Serie A do të më lejonte të tregoja se çfarë mund të bëja në të vërtetë. Ishte njësoj me Napolin, trajneri Ivan Juric bisedoi me mua para se të nënshkruaja dhe më kërkoi t’i premtoja se do të tregoja të njëjtin nivel të performancës. Mendoj se e kam mbajtur fjalën, sepse qasja ime e vetme ndaj futbollit është me profesionalizëm të plotë”.

“E dua Veronan, por mu dha mundësia që t’i bashkohesha Napolit, një skuadër që ka ambicie për të konkurruar në secilën garë dhe përpiqet t’i shkojë deri në fund. E kapa me të dy duart, por duke mos harruar që t’i falënderohesha klubit që më ndihmoi të vija në këtë pikë”, ka deklaruar Rrahmani për Corriere dello Sport. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.