ARKATANA

Granit Xhaka: Kërkova të gjuaj penalltinë e parë dhe të marr përgjegjësinë, do jemi gati ndaj Argjentinës

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Pas kualifikimit historik të Zvicrës në çerekfinalen e Kupës së Botës, kapiteni Granit Xhaka ndau emocionet e suksesit ndaj Kolumbisë dhe zbuloi se kishte kërkuar vetë të ishte gjuajtësi i parë i penalltive.

Mesfushori shqiptar bëri të ditur se, sipas planit fillestar, ai ishte caktuar të ekzekutonte penalltinë e tretë, por i kërkoi trajnerit ta ndryshonte renditjen për të marrë mbi vete përgjegjësinë si kapiten.

“Në fakt, unë duhej të isha gjuajtësi i tretë i penalltive. Pastaj i thashë trajnerit se doja të isha i pari dhe të merrja përgjegjësi, siç i takon një kapiteni”, deklaroi Xhaka.

Kapiteni helvetik u shpreh krenar për karakterin dhe forcën mendore që skuadra tregoi gjatë ndeshjes, duke theksuar se ky është një moment historik për futbollin zviceran, shkruan albinfo.

“Jam jashtëzakonisht krenar për ekipin. Ishte një shfaqje e jashtëzakonshme e forcës mendore – vullneti fitoi. Kemi bërë histori, është një ndjenjë e pabesueshme. Kemi pritur për një kohë të gjatë për të shkruar një histori si kjo”, tha ai.

Xhaka e cilësoi këtë sukses si një nga arritjet më të mëdha të brezit aktual të kombëtares, duke vlerësuar edhe ndikimin e lojtarëve të rinj në skuadër.

United Hospital

“Mendoj se është arritja kurorëzuese e brezit aktual. Shpresojmë të mos jetë e fundit. Është një brez i veçantë. Ne lojtarët me përvojë po shtyhemi nga të rinjtë dhe duhet të jemi modele, duke transmetuar mentalitetin se edhe si një komb i vogël, shumë gjëra janë të mundura”, u shpreh ai.

Duke folur për sfidën e radhës ndaj Argjentinës në çerekfinale, Xhaka tha se kualifikimi ishte objektivi i parë, por se ambiciet e skuadrës tashmë janë edhe më të mëdha.

“Ky është një shpërblim i madh. Qëllimi numër një është arritur, por kur je në çerekfinale, uria është edhe më e madhe se më parë. Tani vjen sfida e madhe me një nga lojtarët më të mëdhenj”, deklaroi ai, duke iu referuar Lionel Messi.

Në fund, kapiteni i Zvicrës theksoi se skuadra do ta shijojë këtë sukses historik, por njëkohësisht do të përgatitet maksimalisht për përballjen ndaj Argjentinës.

“Po e shijojmë këtë moment dhe do të jemi gati”, përfundoi Xhaka.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.