Mediumi turk: Sytë e Jose Mourinhos janë te Vedat Muriqi
Jose Mourinho, trajneri portugez i Tottenhamit, ka gjetur alternativën për të zëvendësuar Harry Kanen në skuadër.
Mourinho i cili ka kërkuar një sulmues që moti, dëshiron transferimin e sulmuesit të Fenerbahçes, Vedat Muriqi, raporton ‘Sabah’, përcjell Zëri.info.
Ashtu siç ka bërë me dije edhe i pari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, Tottenhami është i gatshëm të paguajë shumën e kërkuar nga klubi turk për Muriqin.
Struktura e fortë fizike e Muriqit, loja agresive dhe aftësia e lojës në ajër bëjnë që Mourinho ta pëlqejë shumë futbollistin e Kosovës.
Por, për Muriqin nuk interesohet vetëm Tottenhami, pasi për të në garë është edhe Lazio.
Ndryshe, Muriqi u transferua te Fenerbahçe nga Rizespori në verën e vitit të kaluar, derisa këtë edicion shënoi 13 gola dhe dhuroi pesë asistime në 25 ndeshje të Superligës. /Zëri.info


