United Hospital

Foda optimist para ndeshjes me Sllovakinë: Kosova synon finalen e “play-off”-it për Botërorin 2026

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda është shprehur optimist para ndeshjes me Sllovakinë, raporton Ekonomia Online.

Trajneri Foda në një konferencë për media foli për duelin e së enjtes, i vlefshëm për gjysmëfinalen e “play-off”-it të Botërorit 2026. Ai theksoi se ndeshja do të jetë e vështirë mirëpo sipas tij lojtarët janë të përgatitur.

HW

“Nuk kemi ndonjë shqetësim sa i përket ndeshjes kundër ekipit të Sllovakisë. Ne jemi të vetëdijshëm se nuk do të jetë një ndeshje e lehtë, por e dimë që Sllovakia ka një ekip shumë të fuqishëm. E dimë që, sapo ta marrë topin, di të luajë shumë mirë në kundërsulme, por ne kemi shumë besim në përfaqësuese. Kemi treguar kualitetet tona, sidomos në ndeshjet e fazës së grupeve, ku kemi dëshmuar se edhe si mysafir luajmë shumë mirë dhe mund të fitojmë ndeshje. Tani kemi tri ditë stërvitje, gjatë të cilave do të përgatitemi intensivisht për këtë ndeshje dhe, sigurisht, duam të luajmë në finale në shtëpi. Do të bëjmë gjithçka që është e mundur për të fituar ndeshjen kundër Sllovakisë”, tha ai./Ekonomia Online

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.