UBT

Rashica kërkon ta frymëzojë Werderin ndaj Leverkusenit, në luftë për mbijetesë në Bundesligë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Milot Rashica do të përpiqet ta frymëzojë Werder Bremenin kundër Bayer Leverkusenit, sot në ndeshjen e parë të tyre pas plot dy muajve, në një luftë të vështirë për mbijetesë në Bundesligë.

Rashica dhe Werderi i tij do të rikthehet në aksion sot për ta rifilluar misionin e vështirë për t’i shpëtuar rënies nga liga elitare gjermane, transmeton Gazeta Express.

Sezoni 2019/20 në Bundesligë rifilloi këtë fundjavë, me ndeshjet e javës së 26-të të gjitha të zhvilluara pa shikues në tribuna në bazë të rregullave të reja për mbrojtje nga pandemia koronavirus.

Njëlloj do të jetë veprojë edhe Werderi i Rashicës, që do të zbresë sot në fushën e Weserstadion si nikoqir i Bayer Leverkusen në orën 20:30, por pa mundur të llogarisë në përkrahjen e tifozëve vendas.

Mobi Casa

23-vjeçari i Kombëtares së Kosovës pritet të jetë titullar.

Werderi renditet në pozitën e parafundit në Bundesligë, me 18 pikë, 9 pikë larg vendit që ia siguron qëndrimin në elitë, të ciline mban Mainz. Ky i fundit i ka dy ndeshjet më shumë të zhvilluara, megjithatë.

Skuadra e Florian Kohfeldt e mori vetëm një pikë nga pesë ndeshjet e fundit para pandemisë, duke u mposhtur katër herë radhazi para se të barazonte Hertha Berlin.

Rashica, i cili i ka shënuar 10 gola dhe i ka dhuruar pesë asiste në 24 ndeshje deri tani këtë sezon, do të përpiqet ta ndihmojë Werderin ta rifillojë sezonin më fitore, për t’i mbajtur gjallë shpresat e mbijetesës në Bundesligë. /Gazeta Express

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.