Eko Higjiena

Haziri e Dumoshi nënshkruajnë memorandumin për rikonstruimin e Stadiumit, kosto 4.6 milionë euro

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka nënshkruar sot memorandumin e bashkëpunimit me ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, për mbështetjen financiare të projektit “Rikonstruktimi i Stadiumit të Gjilanit, Kategoria e IV”, projekt i cili do të implementohet gjatë viteve 2020-2022.

Investimi të MKRS’së në Gjilan në këtë projekt kap shumën prej 4.6 milion euro, në rindërtimin e stadiumit të qytetit.

Haziri e ka falënderuar ministren Dumoshi për përkrahjen, duke thënë se vazhdimisht MKRS dhe komuna e Gjilanit kanë pasur një bashkëpunim të shkëlqyer duke rezultuar me investime që kanë qenë në dobi të qytetarëve të Komunës së Gjilanit.

FIDANISHTJA

Ministrja Dumoshi tha se nëpërmjet këtij memorandumi që kanë nënshkruar sot, i është hapur rrugë standardizimit të stadiumit të qytetit të Gjilanit konform kritereve evropiane.

“Që nga marrja e detyrës, jam interesuar që të shqyrtoj projektet sipas prioriteteve dhe duke pasur parasysh këtë fakt, kemi marrë përsipër të iniciojmë projektin për të cilin nënshkruam sot memorandumin me kryetarin e Gjilanit, Lufti Haziri, e që do të konkretizojë me një stadium të mrekullueshëm të qytetit. Si MKRS, ndjehemi jashtëzakonisht të kënaqur që po u mundësojmë një hapësirë moderne e me standarde sportistëve të Komunës së Gjilanit,”, tha Dumoshi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.