Uji Dea

Berat Gjimshiti pas ndeshjes me Poloninë: Të paktën të na bëjë krenar Kosova

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kombëtarja e Shqipërisë ka pësuar humbje nga Polonia për ta mbyllur ëndrrën për një vend në Kampionatin Botëror 2026.

“Kuq e Zinjtë” edhe pse ishin në epërsi prej 0-1, nuk arritën ta ruajnë rezultatin me Poloninë që e përmbysi në 2-1 për t’u kualifikuar në finalen e play-offit.

Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, ka reaguar pas ndeshjes ndaj Polonisë, duke shprehur zhgënjimin për humbjen e një mundësie historike për kualifikim në Kupën e Botës.

Shqipëria pëson humbje nga Polonia, përfundon ëndrra për pjesëmarrje në Kampionatin Botëror

Në prononcimin e tij pas takimit, Gjimshiti theksoi se Shqipëria ishte shumë pranë realizimit të ëndrrës së Botërorit, por rezultati final nuk pasqyroi paraqitjen e skuadrës, veçanërisht në pjesën e parë.

“Jemi të gjithë të mërzitur, sepse ishte rasti i fundit besoj që ta çonim Shqipërinë në Botëror. Ishim shumë afër sot. Pjesën e parë luajtëm shumë mirë, ndërsa në pjesën e dytë gjërat nuk shkuan aq mirë. Nuk e meritonim këtë rezultat”, u shpreh fillimisht kapiteni.

KKVITI

“Ata kishin më shumë fizik dhe na mungonin disa lojtarë, që janë më shtatlartë”.

Në fund, Gjimshiti nuk harroi të përmendë edhe fitoren e Kosovës, duke shpresuar që “Dardanët” të vazhdojnë me paraqitje të mira dhe të bëjnë krenarë të gjithë shqiptarët.

Një hap larg historisë: Kosova nënshtron Sllovakinë dhe kalon në finale të playoff-it

“Shpresoj që të na bëjnë të paktën krenar Kosova dhe të fitojë atë ndeshje me Turqinë”.

Në fund Gjimshiti falënderoi edhe tifozët shqiptarë.

“I falënderoj prap edhe tifozët të cilët kanë ardhë shumë në Poloni, ndoshta i zhgënjym pak por shpresojë të jenë gjithmonë prapa nesh”, përfundoi Gjimshiti. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.