Eko Higjiena

Klubi i njohur evropian insiston për Rashicën

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ylli kosovar, i cili shkëlqeu në dy sezonet e fundit në Gjermani, është bërë objektiv i klubeve të njohura evropiane.

Borussia Dortmundi e ka rikthyer interesimin për Milot Rashicën.

Gjiganti gjerman e sheh mesfushorin kosovar si pasardhës të Jadon Sanchos, shkruan mediumi “Todo Fichajes”, përcjell “Gazeta Express”.

Ylli anglez pritet të largohet nga Verdhekaltrit gjatë verës dhe atë mund ta zëvendësojë pikërisht futbollisti vushtrrias.

Madje, ky medium raporton se Dortmundi tashmë i ka nisur bisedimet me drejtuesit e Werder Bremenin për Rashicën.

Klubi gjerman e vlerëson përfaqësuesin kosovar 35 milionë euro.

23 vjeçari ka shkëlqyer në dy sezonet e fundit me Werderin, ku ishte lojtari kryesor.

ARKATANA

Ai i ka realizuar 10 gola deri tash këtë sezon në të gjitha kompeticionet, prej tyre 7 në Bundesligë.

Për të, interesim kanë shfaqur edhe klubet angleze Liverpool dhe Aston Villa.

Rashicën në Gjermani e do edhe Leipzigu, kurse në Itali e pëlqen Napoli.

Futbollisti ofanziv ka kontratë me Bremenin deri në vitin 2022.

Në total, ish-futbollisti i Vitesses i ka realizuar 23 gola në 59 paraqitje me Werderin.

Rashica është i gatshëm për hapin e radhës në karrierë. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.