Hidromorava

Muriqi është dëshira e madhe e Inzaghit, Lazio ka gati ofertën për të

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Emri i Vedat Muriqit vazhdon të lidhet me shumë klube të njohura evropiane.

Sulmuesi nga Kosova ka shkëlqyer me fanellën e Fenerbahces duke zgjuar interesimin e disa skuadrave me emër në Evropë, si Lazio, Napoli, Tottenham, Leicester City apo Eintracht Frankfurt.

Duket se e ardhmja e kosovarit do të jetë në elitën e futbollit italian Serie A, pasi edhe agjenti i tij ditë më parë deklaroi një gjë të tillë.

“Muriqit do t’i pëlqente të luante në Serie A, pasi Italia është afër Shqipërisë dhe futbolli italian i përshtatet atij”, kishte deklaruar ditë më parë agjenti i lojtarit.

Trajneri i Lazios, Simone Inzaghi e ka bërë prioritet transferimin e Muriqit në verë.

Uji Dea

Corriere dello Sport ka raportuar se Inzaghi ka biseduar me drejtorin sportiv Igli Tare dhe i ka kërkuar transferimin e Muriqit gjatë afatit kalimtar veror.

Muriqi shihet nga trajneri i Lazios, Simone Inzaghi si partneri perfekt për Ciro Immobilen në repartin e sulmit.

Lazio tani është duke shikuar mundësinë e transferimit të kosovarit, teksa po përgatitë një ofertë prej 15 milionë euro për prizrenasin.

26-vjeçari ka shkëlqyer me fanellën e gjigantit turk këtë edicion, duke shënuar 15 gola dhe duke bërë gjashtë asistime në 28 takime.

Kujtojmë se Lazio në edicionin e ardhshëm mund të luaj në grupet e Ligës së Kampionëve, pasi skuadra kryeqytetase ndodhet momentalisht në pozitën e dytë në Serie A dhe po lufton për titullin e kampionit. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.