KKVITI

Thaçi: Pranimi i Kosovës në UEFA, ishte pikënisje e një rrugëtimi të jashtëzakonshëm të kombëtares sonë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi në katër vjetorin e pranimit të Kosovës në UEFA ka thënë se kjo ishte pikënisje e një rrugëtimi të jashtëzakonshëm të kombëtares sonë në futboll në garat ndërkombëtare, e cila me talentin, energjinë, vetëbesimin dhe fitoret na magjepsi të gjithëve.

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka kujtuar edhe legjendën e futbollit, Fadil Vokrrin, duke thënë se ai është njeriu që Kosovës tërë jetën e tij i solli vetëm suksese.

“Federata e Futbollit të Kosovës, para 4 vjetësh, zyrtarisht u pranua në UEFA. Kjo ishte pikënisje e një rrugëtimi të jashtëzakonshëm të kombëtares sonë në futboll në garat ndërkombëtare, e cila me talentin, energjinë, vetëbesimin dhe fitoret na magjepsi të gjithëve. Në këtë ditë kujtojmë Fadil Vokrrin, legjendën e futbollit, strategun dhe njeriun që Kosovës tërë jetën e tij i solli vetëm suksese”, shkroi Thaçi, përcjell lajmi.net.

Eco Higjiena

Sipas tij, anëtarësimi në UEFA krijoi një entuziazëm të papërshkrueshëm dhe ishte një kthesë e madhe për futbollin, popullin dhe shtetin e Kosovës.

Kujtojmë se më 3 maj të vitit 2016, në Kongresin e mbajtur në Budapest, UEFA i dha fund izolimit të futbollit kosovar, duke e pranuar Kosovën si anëtaren e 55-të të saj. /Lajmi.net/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.