Pse Vincent Kompany refuzoi transferimin e Vedat Muriqit te Anderlechti, gjithçka zbulon mediumi turk
Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi tash për tash mbetet një nga sulmuesit më të kërkuar në Evropë, kjo pas formës shumë të mirë që tregoi te Fenerbahce aty ku ende nuk i ka bërë asnjë vit të plotë që nga transferimi nga Rizespor.
Mirëpo, para se ai të kalonte te Fenerbahce ishte një skuadër tjetër që e donte madje edhe e kishe pothuaj përfunduar punën.
Fjala është për Anderlechtin në kampionatin e Blegjikës.
Ka qenë mediumi turk ajansspor.com që ka zbuluar prapaskenat e dështimit të këtij transferimi.
Klubi belg e kërkonte me ngulm Muriqin, por ka qenë legjenda Vincent Kompany që ka refuzuar transferimin e tij.
Kompany u rikthye në Bruksel duke marrë rolin trajner/lojtar dhe nuk kishte preferuar afrimin e Vedat Muriqit.
Ish-kapiteni i Manchester City zgjodhi që ta transferonte sulmuesin xhamajkan Kemar Roofe nga Leeds United për gjashtë milionë euro, pasi e kishte parë në disa ndeshje nga afër dhe e preferoi atë para Muriqit.
Roofe ka rezultuar si dështim pasi nuk ka arritur të përshtatet fare në futbollin belg duke shënuar vetëm shtatë gola.


