UBT

Valdet Rama: E prisja një ftesë nga kombëtarja!

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Pas një eksperience të shkurtër 6-mujore te Kukësi, Valdet Rama në këtë sezon po aktivizohet me skuadrën e Meppen në kategorinë e tretë të futbollit gjerman. Në një lidhje me emisionin Fan Zone në Supersport, Rama tregoi për situatën aktuale në Gjermani, ai foli gjithashtu për kampionatin shqiptar, largimin nga Kukësi, një rikthim të mundshëm në të ardhmen në Superiore si dhe kujtoi shkëputjen nga kombëtarja shqiptare.

“Ende nuk i kemi nisur stërvitjet në grup. Na kanë thënë se të hënën do fillojmë dhe ndoshta atë ditë do të vendoset edhe për rifillimin e kampionatit. Kam zhvilluar një sezon shumë të mirë këtu. Fatkeqësisht ndodhi kjo pandemi dhe shpresojmë që të rifillojmë aty ku e lamë dhe kemi shpresa të ngrihemi në ligën e dytë.

Kampionati shqiptar? E kam ndjekur. Kukësi ka qenë mirë, por kur duhej të jepte 100% nuk e ka bërë. Siç ishte ndeshja me Tiranën, ku nëse do merrnin një fitore do ishte ndryshe.

Largimi nga Kukësi? Kur erdha nënshkrova për 6 muaj. Kam pasur mendim që të kthehesha në Gjermani sepse kam edhe familjen këtu.

Mobi Casa

Rikthim në Superiore? Pse jo, është çdo gjë e mundshme, në Shqipëri e kam ndjerë veten shumë mirë dhe ndoshta mund të ndodhë.

Aventura në Spanjë? Kam kaluar shumë mirë në Spanjë dhe jam ndjerë shumë mirë. U mërzita shumë kur u dëmtova dhe nuk kisha mundësinë të luaja në Europian, pasi po kaloja një moment shumë të mirë.

Shkëputja nga Kombëtarja? Hera e fundit ka qenë me Francën ku fituam 1-0, më pas nisën dëmtimet. Kam pasur më vonë një formë shumë të mirë dhe prisja ftesën, por nuk erdhi asnjëherë dhe isha shumë i zhgënjyer.”, u shpreh Rama për “Supersport”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.