Mërgim Vojvoda mund të bëhet me skuadër të re, klubi i madh italian vihet pas tij
Marusic pritet të largohet nga Lazio, derisa kontrata e tij me klubin romak skadon në vitin 2022.
Tani për tani, rinovimi i kontratës së tij nuk vjen në shprehje, pasi që ai është edhe në shënjestrën e Paris Saint-Germain, shkruan Zëri.info.
Vlera e anësorit malazez në tregun e transferimeve sillet nga 15 deri në 29 milionë euro, derisa Lazio mund ta pranojë shitjen e tij për këtë shumë.
Për ta zëvendësuar atë, Lazio është duke i shqyrtuar disa opsione dhe emri i Mërgim Vojvodës është në listë.
Futbollisti i Kosovës pëlqehet nga disa klube në Itali, Bundesliga dhe Liga, raporton ‘LaLazioSiamonoi’.
Mbrojtësi drenicas luan te Standard Liege dhe këtë edicion ka bërë 30 paraqitje, duke shënuar një gol dhe duke dhuruar katër asistime.
Vojvoda vlerësohet në tregun e transferimeve me një vlerë prej pesë milionë eurosh. /Zëri.info


