UBT

Haliti: Rastet e të prekurve me COVID-19 po shtohen, kërkoj nga qytetarët që ta marrin më seriozisht situatën

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Viti – Deri tani 44 qytetarë të Komunës së Vitisë janë prekur nga virusi pandemik COVID-19. Gjashtë janë në janë të hospitalizuar, të tjerët gjenden në vetizolim në shtëpitë e tyre, kurse tre janë shëruar plotësisht. Pos masave të tjera për parandalimin e përhapjes së këtij virusi, sot pritet të vendosen edhe tunelet dezinfektues në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti dhe Qendrën e Mjekësisë Familjare në Pozheran. Kjo u bë me dije sot gjatë mbledhjes së rregullt që ka mbajtur Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim (KKMSH).

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka folur sot për masat që po i ndërmerr KKMSH-ja për parandalimin e përhapjes së virusit pandemik COVID-19 në këtë komunë.

Ai potencoi se po dezinfektimit dhe klorifikimit të hapësirave të jashtme si rrugët, sheshet, trotuaret, është bërë edhe dezinfektimi i ndërtesës në Viti, ku kanë rezultuar pozitiv disa qytetarë.

Haliti potencoi se situata në këtë komunë është serioze dhe se duhet të merren edhe më shumë masa në mbikëqyrjen e vatrave të infektimit.

UBT

Ai kërkoi që të vazhdohet me gjurmimin e kontakteve, të bëhet rregullisht dezinfektimi i hapësirave dhe ndërtesave por edhe të bëhet klorifikimi i rrugëve.

Ndërkaq Komandanti i Stacionit Policor në Viti, Kapiten, Afrim Halili potencoi se policia në Viti është duke u kujdesur për zbatimin e masave të qarkullimit të vendosur nga niveli qendror por edhe për lokalitetet ku qytetarët kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Ai potencoi se të gjithë ata që nuk respektojnë orarin e qarkullimit dhe kriteret për qarkullim do të ngritët kallëzime penale ndaj tyre.

Ndërkaq Vjollca Kadolli-Halili, drejtoreshë e QKMF-së në Viti, e njoftoi komitetin lidhur me gjendjen shëndetësore të të prekurve me virusin COVID-19 dhe mbi numrin e tyre./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.