ARKATANA

Si u përfshi zyrtari policor në përleshjen me disa të rinj në Gjilan? IPK nis hetimet

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Inspektorati Policor i Kosovës ka ndërmarrë veprime hetimore ndaj një zyrtari policor në Gjilan, pas dyshimeve se ai, jashtë detyrës zyrtare, është përfshirë në një incident me disa të rinj, ku dyshohet për kryerjen e veprave penale “Sulm”, “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Kanosje”.

Burime të afërta me Policinë dhe Prokurorinë kanë bërë të ditur se zyrtari policor i arrestuar është Jeton Daku, ndaj të cilit janë ngritur dyshime për veprat penale “Sulm”, “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Kanosje”.

Sipas IPK-së, rasti është denoncuar përmes një ankese të paraqitur në zyrën rajonale të Inspektoratit Policor në Gjilan. Incidenti dyshohet se ka ndodhur më 13 gusht 2026, në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Gjilan, ku zyrtari policor, në kohën kur nuk ishte në detyrë, dyshohet se është përfshirë në një mosmarrëveshje me disa të rinj.

Pas pranimit të ankesës, hetuesit e IPK-së, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan, kanë zhvilluar veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e rrethanave të rastit dhe mbledhjen e të dhënave relevante.

ARKATANA

Si rezultat i veprimeve fillestare hetimore, zyrtari policor është arrestuar, ndërsa me vendim të prokurorit ndaj tij është caktuar ndalimi prej 48 orësh. Po ashtu, IPK-ja ka rekomanduar suspendimin e zyrtarit policor.

Inspektorati Policor ka bërë të ditur se hetimet do të vazhdojnë në bashkëpunim të ngushtë me prokurorin përgjegjës, me qëllim të dokumentimit të plotë të rastit dhe sqarimit të përgjegjësisë eventuale penale.

I dyshuari gëzon të drejtën e prezumimit të pafajësisë deri në një vendim përfundimtar të gjykatës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.