Uji Dea

Bundesliga: Kush është Rashica, lojtari që po i bën konkurrencë Messit e Mbappes?

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Faqja zyrtare e Bundesligës e ka publikuar një artikull për Milot Rashicën e Kombëtares së Kosovës dhe Werder Bremenit, duke e krahasuar atë me Lionel Messin dhe Kylian Mbappen. Më poshtë mund ta lexoni artikullin e plotë.

Milot Rashica nuk ishte larg statistikave të Lionel Messit dhe Kylian Mbappes për gola të shënuara për minuta të luajtura gjatë vitit 2019, mirëpo çfarë tjetër duhet të dini për sulmuesin e Bremenit? Bundesliga.com i ka grumbulluar informatat kryesore, transmeton Gazeta Express.

Statistikat kryesore

Rashica debutoi për klubin e tij të vendlindjes, KF Vushtrrinë në Kosovë. Ai debutoi si 16-vjeçar dhe vazhdoi duke i shënuar nënta gola në 21 paraqitje para se të transferohet në Holandë te Vitesse Arnheim në verën e vitit 2015.

Si fitues i sezonit 2013/14 të Superligës së Kosovës me Vushtrrinë, Rashica më vonë i ndihmoi Vitesse ta marrë kupën holandeze në fund të sezonit të tij të dytë me klubin. Kur i erdhi koha transferimit në Bremen në janar të vitit 2018, ai i kishte shënuar 15 gola dhe 24 asiste në 100 paraqitje në Holandë.

Rashiva debutoi për Bremenin në fitoren 2:1 kundër Schalkes më 3 shkurt të vitit 2018 dhe e shënoi golin e tij të parë një muaj më vonë, në fitoren 3:1 kundër Cologne. Megjithatë, ai u bë i njohur gjatë pjesës së dytë të sezonit me tetë golat dhe katër asistent e tij në 17 ndeshje.

Në nivelin ndërkombëtar, Rashica i kishte bërë disa paraqitje për ekipin e të rinjve të Shqipërisë dhe kishte luajtur edhe për ekipin e tyre të parë në dy ndeshje miqësore, para se t’i bashkohej zyrtarisht Kombëtares së Kosovës në vitin 2016. Ai debutoi në barazimin kundër Finlandës, në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës 2018 dhe e shënoi golin e tij të parë në ndeshjen e Ligës së Kombeve kundër Ishujve Faroe.

Eco Higjiena

Luan si: Alexis Sanchez

A e keni ditur?

Rashica ishte në top pesëshe të lojtarëve për më së shumti gola të shënuara për minuta lojë në vitin 2019, në top pesë ligat e Evropës. Vetëm Mbappe i PSG-së, Messi i Barcelonës, Neymari i PSG-së dhe Sadio Mane i Liverpoolit kishin statistika më të mirë sesa shtatëshi i Bremenit.

Çfarë thuhet për të?

“Ai është njëri ndër lojtarët më të mirë në Bundesligë” – bashkëlojtari i Rashicës në Bremen, Theo Gebre Selassie.

“Miloti e ka bërë një hap të madh gjatë vitit të fundit. Ai ka shumë më shumë besim në vete dhe e bën shënimin e golave të duket si diçka e lehtë” – trajneri i Bremenit, Florian Kohfeldt. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.