Uji Dea

Interesimet nga Tottenhami dhe Lazio për Muriqin, vjen vendimi nga Fenerbahçe

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Vedat Muriqi është futbollisti që pritet t’i ndajë rrugët me Fenerbahçen në afatin kalimtar veror.

Sulmuesi shqiptar ishte në qendër të vëmendjes së shumë klubeve evropiane gjatë gjithë këtij edicioni, shkruan Zëri.info.

Klubi turk pritet të marrë shumë oferta për sulmuesin 25-vjeçar në afatin kalimtar veror.

Sipas ‘FOTOMAC’, Fenerbahçe nuk do ta pranojë asnjë ofertë nën vlerën e 20 milionë eurove për sulmuesin nga Kosova.

Nga ana tjetër, menaxheri i Muriqit, Haluk Canatar ka thënë se destinacioni i preferuar i Muriqit është Italia.

Uji Dea

Lazio, klubi romak, mund të jetë skuadra ku Muriqi mund ta vazhdojë karrierën.

Nëse edicioni anulohet në Serie A dhe romakët kualifikohen në Ligën e Kampionëve, atëherë ata mund të paguajnë 25 milionë euro për Muriqin.

Por, sipas ‘Fanatik’ edhe gjiganti londinez, Tottenham, ende është i interesuar seriozisht për Muriqin.

Pasi Harry Kane mund të largohet këtë verë, Muriqi shihet zëvendësuesi ideal i sulmuesit anglez te skuadra e Jose Mourinhos./Zëri.info

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.