ARKATANA

Valon Berisha nuk e do rikthimin te Lazio, ndihet mirë në Gjermani

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Mes shumë lojtarëve shqiptarë që ka transferuar Igli Tare te Lazio ishte edhe Valon Berisha. Me pritshmëri të madhe edhe për tifozët, pasi po shkëlqente te Salzburgu dhe kishte marrë vëmendjen e shumë skuadrave.

Por mesfushori i Kosovës ka qendruar më shumë në spital te lacialët sesa në fushën e lojës, shkruan sportekspers.

Kjo e ka bërë që të ketë minutazh shumë të kufizuar dhe do të largohej drejt Dusseldorfit në Gjermani si një huazim. Në mediat italiane është përfolur shumë që Lazio kërkon të besojë edhe njëherë te aftësitë e Valon Berishës.

Mobi Casa

Megjithatë vetë lojtari nuk e ka më dëshirën për t’u rikthyer në kryeqytetin e Italisë, pasi atje nuk ka kujtime të bukura.

“E kam nisur mirë në Bundesligë dhe mezi pres që të nisë prapë. E njoh edhe gjuhën e kjo më ka ndihmuar. Përpos të gjithave kam një trajner si Rosler, që e kam pasur edhe në Norvegji. Këtu besojnë shumë te mua edhe trajneri, kam nisur që të luajë menjëherë në Bundesligë”, ka thënë Berisha, duke ia mbyllur derën edhe Igli Tares, për t’i treguar se nuk e dëshiron rikthimin dhe se ka gjetur veten në Gjermani.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.