United Hospital

Klubet italiane pas Muriqit

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Pas klubeve më të mëdha të Premierligës, sulmuesi kosovar është bërë objektiv edhe i klubeve nga Serie A

Vedat Muriqi është futbollisti më i kërkuar shqiptar në treg, shkruan Gazeta Express.

Sulmuesi prizrenas ka impresionuar këtë sezon me Fenerbahçen dhe kjo ka bërë që klubet e mëdha evropiane t’ia vënë syrin atij.

25 vjeçari qe një kohë ishte bërë objektiv i klubeve angleze.

Atë e vëzhguan klubet e Premierligës si Tottenham, Manchester United, Leicester City, Newcastle United, Burnley dhe Brighton.

Ndërsa, së fundmi në garë për përfaqësuesin kosovar janë futur edhe klubet italiane.

Mobi Casa

Interesim për sulmuesin e rrezikshëm kanë shfaqur Lazio dhe Napoli.

Sipas mediave turke, të dyja klubet nga Serie A i kanë ofruar nga 20 milionë euro për Muriqin.

Vedati e nisi furishëm sezonin aktual, por në ndeshjet e fundit kishte rënie të formës.

Fenerbahçe flitet se gjatë janarit e ka refuzuar një ofertë të Unitedit prej 25 milionë eurosh pasi për të i kërkonte 35 milionë.

Sipas të gjitha gjasave, Muriqi do të largohet nga Stambolli gjatë verës që vjen. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.