‘Bota e mrekullueshme e Bernard Challandes’, faqja e mirënjohur e vlerëson lart karakterin e trajnerit të Kosovës
Futbollistët dhe trajnerët tashmë janë në një moment kur kanë pezulluar punën e tyre për shkak të rrezikut nga koronavirusi.
Megjithatë, kjo nuk nënkupton se ne ende nuk mund të flasim për futbollin – lojën më të bukur në botë, shkruan Zëri.info.
Faqja e mirënjohur ‘TheSackRace’ ka publikuar disa prej momenteve më të mira të trajnerëve gjatë këtij edicioni.
Nga reagimi i Daniel Stendel pas shkarkimit, te të frikësuarit Frank Lampard dhe Maradona, kjo faqe ka publikuar shumë momente interesante të trajnerëve.
Në këtë listë përfshihet edhe trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes, i cili është përshkruar me ‘Bota e mrekullueshme e Bernard Challandes’.
“Nëse në mendje keni pasur vetëm Jurgen Klopp, atëherë ju duhet t’i shikoni edhe konferencat e trajnerit të Kosovës, Bernard Challandes”, ka shkruar kjo faqe./Zëri.info


