ARKATANA

Shkaku i koronavirusit, tre lojtarë mund t’i mungojnë Kosovës kundër Maqedonisë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Menaxheri i Kombëtares së Kosovës, Bajram Shala, ka bërë të ditur se tre lojtarë – Amir Rrahmani, Samir Ujkani dhe Florent Muslija – s’do të mundë të luajnë ndeshjen kundër Maqedonisë së Veriut shkaku i rregullave për koronavirus.

Kombëtarja e Kosovës është e planifikuar ta zhvillojë ndeshjen kundër Maqedonisë së Veriut më 26 mars në stadiumin Todor Proeski në Shkup, nëse UEFA nuk vendos për shtyrjen e saj shkaku i përhapjes së koronavirusit.

Përkundër që ndeshja mund të vendoset që në fund të suspendohet, ekipi kombëtar i Kosovës është duke i bërë të gjitha gjërat gati për këtë ndeshje, në rast se ajo vendoset të zhvillohet normalisht.

Ekipi i Kosovës do të grumbullohet më 23 mars në Prishtinë e pastaj do t’i vijojnë stërvitjet e rregullta dhe udhëtimet, përderisa Shala thotë se i takon Minstrive përkatëse për të vendosur për t’i testuar ose jo lojtarët.

UBT

Megjithatë, edhe pse ata vetë nuk janë të prekur nga koronavirusi, Amir Rrahmani, Samir Ujkani dhe Florent Muslija s’do të mundë të luajnë në këtë ndeshje pasi që e kanë të detyruar të jenë të izoluar për një kohë, pasi që kanë qenë afër njerëzve të prekur nga virusi në fjalë.

“Edhe neve do të na mungojnë së paku tre lojtarë, nëse është arsyeja e njëjtë. Nuk do të jetë Amiri, nuk do të jetë Samiri, nuk do të jetë Florent Muslija, që nga sot edhe ky është në karantinë për 14 ditë me të gjithë ekipin e Hannoverit”, ka thënë Shala në emisionin sportiv “Favorit” në T7.

Edhe Maqedonisë së Veriut do t’i mungojnë tre lojtarë të rëndësishëm për këtë ndeshje, pikërisht për të njëjtën arsye – pas ardhjes nga Italia ata do të duhet të vetizolohen për dy javë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.