UBT

Muriqi: Dua të fitojmë, dua të kontribuoj me gola

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Vedat Muriqi është i vendosur për ta ndihmuar Fenerbahçen që të dalë nga pozita e vështirë. Sulmuesi kosovar premton gola për ekipin turk.

Vedat Muriqi ndihet paksa i brengosur me situatën e fundit të Fenerbahçes, shkruan Gazeta Express.

Ekipit nga Stambolli nuk po i shkojnë punët mirë në javët e fundit.

Po ashtu, edhe sulmuesi kosovar e ka realizuar vetëm një gol në gjashtë ndeshjet e fundit.

FIDANISHTJA

Prizrenasi ka folur për ndeshjen e së shtunës ndaj Konyasporit, ku synon të jetë protagonist tek Feneri.

“Ne dështuam të fitonim si ekip. Tash unë dua të kontribuoj tek Fenerbahçe me golat që do t’i shënoj. Konya do të jetë një fillim i ri”, deklaroi 25 vjeçari.

Ish-futbollisti i Rizesporit duket të jetë mjaft ambicioz në ushtrime, duke bërë ekstra ushtrime pas stërvitjeve.

Muriqi i ka realizuar 13 gola në Superligën turke deri tash. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.