FIDANISHTJA

Kosova llogarit në Zenelin e Kryeziun ndaj maqedonasve

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Dy yjet e “Dardanëve” vijnë nga lëndimet e rënda dhe afatgjate, janë në kërkim të formës optimale

Përfaqësuesja e Kosovës mund të pasurohet për ndeshjen që do ta zhvillojë pas dy javësh me Maqedoninë e Veriut, shkruan Gazeta Express.

“Dardanët” do ta zhvillojnë më 26 mars njërën prej ndeshjeve më të rëndësishme në histori, e cila mund t’i afrojë ata edhe më shumë me Euro 2020.

E për këtë ndeshje, trajneri Bernard Challandes ka gjasa që do të mund të llogarisë edhe në dy yje.

Bëhet fjalë për Arbër Zenelin dhe Hekuran Kryeziu. Të dy futbollistët e rëndësishëm kishin pësuar lëndime të rënda dhe afatgjate vitin e kaluar.

Mirëpo, ata janë duke e marrë veten dhe po shpresojnë të jenë të gatshëm dhe në formë për ndeshjet e fazës finale të Ligës së Kombeve.

Mobi Casa

Menaxheri i Përfaqësueses, Bajram Shala i ka thënë “Gazetës Express” se dy mesfushorët kualitativë mund të jenë pjesë e “Dardanëve” për duelin e Shkupit.

“Si Arbëri, ashtu edhe Hekurani, duke qenë se tashmë janë rikuperuar nga lëndimet e tyre, tash janë kandidatë, ashtu si edhe të gjithë futbollistët tjerë që janë kandidatë për Kombëtare. Kurse, në fund vendimin do ta marrë selektori, bazuar në nevojat e ekipit”, theksoi Shala.

Të dy lojtarët i kanë zhvilluar nga disa minuta me ekipet përkatëse, Arbëri te Reimsi dhe Hekurani në Zurich, ndërsa shpresojnë të luajnë edhe në dy xhirot e ardhshme para angazhimit me Kosovën, për të pasur sadopak vazhdimësi dhe më shumë minuta në këmbët e tyre.

Verdhekaltrit do të luajnë në gjysmëfinale me Maqedoninë e Veriut më 26 mars në Shkup pa praninë e shkuesve.

Ndërsa, në finalen eventuale do të takohen me Gjeorgjinë ose Bjellorusinë më 31 mars. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.