United Hospital

Shpërthen presidenti i SC Gjilanit, Florim Zuka: Kujt po i pengon Gjilani?

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Ndarja e drejtësisë në ndeshjen në mes Llapit e Gjilanit nga arbitri nga Mitrovica, Fatmir Tahiri, për klubin e Gjilanit ka qenë skandaloze duke e dëmtuar shumë rënd, ku që në minutën e parë të ndeshjes arbitri Fatmir Tahiri akordon penallti të pa ekzistuar në favor të Llapit.

Zyrtarët e Gjilanit edhe më herët kishin ngritur dyshimet e tyre për ndarjen e drejtësisë duke reaguar publikisht, por asnjëherë ato nuk u morën seriozisht as nga zyrtarët e FFK-së e as nga Komisioni i Arbitrave.

Për presidentin e SC Gjilanit, Florim Zuka, ky dëmtim për skuadrën e tij e ka irrituar duke vënë në dyshim mbajtjen e klubit por edhe vazhdimin e garave.
“Ne edhe më herët kemi reaguar se diçka nuk është në rregull me ndarjen e drejtësisë, por reagimet tona nuk janë marrë serioze, le ti kontrollojnë komisionet ndeshjet e SC Gjilanit dhe do ta shohin se më së paku jemi dëmtuar për 8 pikë, në qoftëse kjo nuk është reale unë jap dorëheqje dhe kërkoj falje publike komunitetit futbollistik”, ka bërë të ditur për “RajoniPress”, Zuka.

UBT

Arbitri nga Mitrovica, Fatmir Tahiri, në minutën e parë ka akorduar penalti të pa qenë për skuadrën e Llapit duke e dëmtuar skuadrën e Gjilanit, dhe kjo gjë ka shkaktuar indinjatë të thellë tek presidenti Zuka.
“Arbitri ka qenë shumë afër ngjarjes, si mundet një arbitër të akordon një penallti të tillë, si i lejon Federata këta njerëz të ndajnë drejtësinë në fusha të blerta të futbollit dhe të na shkatërrojnë mundin e djersën që po japim për të mirën e futbollit, si është e mundur që ne investojmë miliona euro për të mirën e futbollit dhe të del një person si Fatmir Tahiri, e të shkatërron investimet e bëra. Ne kërkojmë që ky arbitër të përjashtohet menjëherë pa të drejtë kthimi për të ndarë drejtësinë më në fusha të futbollit, ne nuk duam që Tahiri të dënohet me një ndeshje apo dy, por duam të përjashtohet përfundimisht nga futbolli dhe të ndiqet penalisht”.

Florim Zuka edhe një herë ka bërë të ditur për të mirën e futbollit, duke kërkuar nga zyrtarët e Federatës që në këtë pjesë të tretë të garave të futbollit të jenë shumë të vëmendshëm.
“Jam shumë i vendosur që nëse vazhdohet me këtë ndarje të drejtësisë ne do ti braktisim garat në finish të kampionatit, nuk lejojmë që me djersën tonë dhe më sakrificën time që ndaj për të mirën e rinisë e futbollit ta vendosë fatin dikush tjetër, është koha e fundit që të ndërmerren masa ndaj njerëzve që dëmtojnë procesin e garave”, përfundon Zuka./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.