E konfirmon Veseli! Kemi takime me opozitën
Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli tha se opozita duhet të kthehen në Kuvend. Ai tha se oferta vazhdon të jetë e njëjta dhe në vazhdimësi sipas tij ka pasur takime dhe komunikme opozitën, raporton “zeri.info”.
Ndërsa sa i përket zgjedhjeve serbe Vesëli tha se do të kërkojnë që të respektohet legjitimiteti i shtetit. Kreu i Kuvendit tha se qeveria ka mandat deri me 2018 dhe se nuk do të mbahen zgjedhje cdo vit.
Veseli pas mbledhjes së kryesisë së kuvendit tha se do të insistojë në mbajtjen e një takimi me të gjithë liderët politik.


