Fundamenti

Pacolli: Vendimi i Gjykatës së Lartë kërkon hetim të plotë, SPAK të zbardhë përgjegjësit për bllokimin e projektit të Aeroportit të Vlorës

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Me moton “Sfidë pas sfide, puna nuk ndalet”, të shoqëruar me një fotografi simbolike, Behgjet Pacolli ka përcjellë një tjetër mesazh publik lidhur me zhvillimet rreth projektit të Aeroportit të Vlorës. Krahas fotografisë, ai ka publikuar edhe pikat kryesore të konkluzioneve të Vendimit të Gjykatës së Lartë, duke e cilësuar atë si një dokument që, sipas tij, dëshmon se projekti strategjik u pengua për muaj të tërë nga masa sigurimi të shpallura më pas të paligjshme. Pacolli i bën thirrje SPAK-ut të vazhdojë hetimet për të identifikuar përgjegjësit institucionalë dhe individualë, ndërsa thekson se MABCO mbetet e vendosur të kërkojë drejtësi dhe transparencë përmes rrugëve ligjore.

Më poshtë është postimi i plotë i Behgjet Pacollit:
Për hir të DREJTËSISË!
VIA- Vlorë

Në shtesë të ketij teksti gjeni edhe pikat kyqe të konkluzioneve të Vendimit të Gjylates së Lartë!

Ju lutem lexoni!

Të dashur miq!

Hidromorava

Vendimi i Gjykatës së Lartë nuk përbën vetëm korrigjimin e Vendimeve të gabuara gjyqësore të gjyqëtarëve që murën ata; ai evidenton se, për muaj të tërë, një projekt strategjik kombëtar u mbajt peng nga “masa të sigurimit” që u shpallën të paligjshme dhe nga mosveprimi i institucionit që ligji e ngarkon me detyrimin për të mbrojtur kontratën koncesionare dhe interesin publik. Pasojat ishin të rënda: u paralizua administrimi i shoqërisë koncesionare, u pengua zbatimi i kontratës, u shkaktuan dëme të konsiderueshme ekonomike dhe u cenua rëndë besimi i investitorëve në sigurinë juridike të Republikës së Shqipërisë.

Po aq domethënës është fakti se Gjykata e Lartë rrëzoi edhe pretendimet lidhur me të ashtuquajturën çështje “Delphos”, duke i cilësuar ato si të pabazuara në ligj. Kjo tregon se narrativa e ndërtuar për muaj të tërë nga “2A Group”, e mbështetur nga vendime gjyqësore që më pas u shpallën të paligjshme dhe e përsëritur edhe nga disa zyrtarë apo struktura të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, rezultoi e pambështetur në të drejtë. Gjykata e Lartë i dha përgjigje përfundimtare edhe këtij pretendimi, duke rrëzuar një nga argumentet kryesore mbi të cilin ishte ndërtuar fushata kundër MABCO-s.

Kur Gjykata e Lartë konstaton se masat ishin të paligjshme dhe se Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë kishte jo vetëm të drejtën, por edhe detyrimin të ndërhynte për mbrojtjen e koncesionit, lind detyrimi që të HETOHËN me SERIOZITET përgjegjësitë individuale dhe institucionale për veprimet dhe mosveprimet që sollën këtë situatë. Sundimi i ligjit nuk rivendoset vetëm duke shfuqizuar një vendim të paligjshëm; ai rivendoset kur çdo person që, me veprim ose mosveprim, ka shkaktuar pasoja të tilla, mban përgjegjësi sipas ligjit. Vetëm në këtë mënyrë rikthehet besimi i qytetarëve dhe i investitorëve tek drejtësia dhe tek shteti i së drejtës.

Andaj edhe njëherë FTOJMË SPAK.un të vazhdoj HETIMIN e thell që të identifikohen të gjitha veprimet dhe mosveprimet e secilit person përgjegjës, e në veçanti të atyre që e orkestruan, e urdhëruan dhe e ekzekutuan këtë skandal të rëndë, i cili dëmtoi rëndë imazhin dhe dinjitetin e familjes sime, cenoi të drejtën tonë kushtetuese për t’u mbrojtur nga veprimet e paligjshme, kufizoi lirinë tonë të lëvizjes, na mohoi të drejtën për të punuar dhe cenoi të drejtën tonë të pronës dhe ushtrimin e ligjshëm të saj. Publikishtë, nepër televizione na kanë kercnuar se “do të shkojmë ne burg”, pra nuk mund të kaloj e gjithë kjo në heshtje.

Edhe sot, ndërsa flasim, në Aeroportin e Vlorës grupe që veprojnë jashtë çdo baze ligjore vazhdojnë të mbajnë të bllokuara rrugët publike dhe hyrjet në kantier, në prani të forcave të Policisë së Shtetit. Kjo situatë e papranueshme kërkon reagim të menjëhershëm dhe rivendosjen e plotë të ligjshmërisë./rajonipress/