ARKATANA

Gjyqtari amerikan: Refuzimi i Hagës për një seancë dëgjimore të veçantë dënimi mund të ketë pasoja serioze për procesin

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjyqtari amerikan, Dean Pineles, në një shkrim autorial të publikuar në “Balkan Insight”, ka shkruar për vendimin e Dhomave të Specializuara të Hagës për të refuzuar kërkesën e mbrojtjes së ish-krerëve të UÇK-së për një seancë të veçantë dëgjimore për dënimin.

Sipas Pineles, ky është një gabim i gjykatës së Hagës dhe mund të rrezikojë drejtësinë e procesit gjyqësor.

Ai në shkrimin e tij ka thënë se ky vendim është thellësisht shqetësues dhe mund të ketë pasoja serioze për drejtësinë që do të vendosë kjo gjykatë.

“Vendimi i Gjykatës Speciale të Kosovës për të refuzuar një kërkesë nga Hashim Thaçi dhe të bashkëpandehurit e tij për një seancë të veçantë dëgjimore për dënimin – nëse ata shpallen fajtorë – është thellësisht shqetësues dhe mund të ketë pasoja serioze për drejtësinë e gjyqit”, shkruan gjyqtari amerikan.

Ai tregon se në punën e tij për 22 vjet si gjqytar në Vermont pothuajse në të gjitha rastet e rënda ka aprovuar një procedurë të veçantë dhe se nuk ka qenë e vështirë që të bindet për diçka të tillë.

“Në SHBA, pothuajse gjithmonë ka një procedurë të veçantë dënimi për raste të rënda. Dhe në përvojën time personale si gjyqtar i gjykimit penal në shtetin tim të Vermontit për 22 vjet, kam dënuar qindra persona që kishin kryer krime të rënda. Nuk ishte e pazakontë për mua të bindesha, në një mënyrë ose në një tjetër, nga argumentet gojore të paraqitura në një seancë të veçantë dënimi”, shkruan ai.

UBT

Pineles tutje shton se gjithashtu ekziston edhe interesim i madh i publikut për këtë çështje.

“Lejimi i një procedure të veçantë në gjykatë të hapur do të ishte në interesin publik duke i lejuar publikut të dëgjojë në kohë reale argumentet specifike të mbrojtjes. Në një rast të këtij famëkeq, është thelbësore që vendimet e gjykatës të jenë të drejta dhe të shihen si të drejta”, shprehet ai.

Gjyqtari amerikan shkruan tutje se kjo çështje mund të rikthehet përsëri nga një apel pas vendimit nëse ka dënime, prandaj shtron pyetjen se pse të mos shqyrtohet një mundësi për një seancë të veçantë dëgjimore tani.

“Një seancë e veçantë dëgjimore do ta zgjaste procedurën, ndoshta për javë të tëra. Por çështja ka qenë në pritje që nga nëntori i vitit 2020 dhe vetë gjyqi është në vitin e tretë. Të vetmit që do të dëmtohen nga një vonesë do të jenë të pandehurit, të cilët do të mbeten në paraburgim. Por ata janë ata që kërkojnë seancë të veçantë dëgjimore”, shkruan Pineles.

Në fund ai thotë se për këto arsye, trupi gjykues duhet të rishqyrtojë qëndrimin actual dhe të lejojë një séance të veçantë dëgjimore për dënimin./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.