Fundamenti

Drita mposhtet në derbi në Suharekë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Lideri Ballkani në derbin e javës së 21-të, ka arritur ta mposhtë Dritën me rezultat 2-0.

Në minutën e 16-të, mbrojtësi i majtë, Liridon Leci godet shtyllën e portierit të Ballkanit, Ruxhit.

Sulmuesi i Ballkanit, Blend Baftiu në minutën e 21-të, godet horizontalen e portierit Faton Malokut.

Futbollistët e Ballkanit edhe një herë në minutën e 57-të, nëpërmjet Arbër Hoxhës godet shtyllën e Malokut.

Rastin më të mirë për të kaluar në epërsi skuadra e Ballkanit e kishte kur Artur Magani e Blendi Baftiu kishin rast ideal për gol, por portieri Maloku
në dy rastet shpëton gol të sigurt.

United Hospital

Në minutën e 65-të, Blend Baftiu gjuan bukur por shtylla pingule përsëri i’a mohon golin.

Në minutën e 75-të, vendësit zhbllokojnë rezultatin, Blend Baftiu nga afërsia mposht Faton Malokun duke sjell gëzim të madh në stadiumin në Suharekë.

Skuadra e Ballkanit këtë ndeshje e vulos me një eurogol nga Edvin Kuq në minutën e 82-të, i cili gjenë rrjetën nga 20 metra, në këndin e epërm të Faton Malokut.

Pas ndeshjes trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu ka deklaruar.

“Bëmë gabime dhe kundërshtari na dënoi, por ka ende për tu luajtur gjerë në fund, do të përballemi me skuadrat e mëdha në rrethin e tretë dhe aty do të shohim pozicionin tonë se ku mundemi të jemi”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.