Eko Higjiena

Kombëtarja e Kosovës U19 udhëton drejt Italisë në turneun “Roma Caput Mundi 2020”

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kombëtarja e Kosovës u19 në futboll, me futbollistët të cilët janë të lindur në vitin 2002, nesër në ora 11:00 udhëtojnë drejt Italisë për të marrë pjesë në turneun e madh të futbollit “Roma Caput Mundi 2020”.

Përzgjedhësi Ramiz Krasniqi për dy ditë radhazi me futbollist vendor, ka bërë përgatitjet e fundit për tu paraqitur sa më denjësisht në këtë turne mjaft prestigjioz të futbollit i cili është i limituar në moshën 18 vjeçare.

Krasniqi para shkuarjes drejt Italisë, ka bërë të ditur se do të mundohen të shpalosin kualitetin e këtyre futbollistëve vendor në këtë garë të futbollit.
“Është një mundësi e mirë ti përcjellim edhe këto grupmosha të reja dhe ta shikojmë kapacitetin e tyre, ne kemi bërë dy grumbullime me këta futbollist dhe nesër udhëtojmë drejt Italisë, është një mundësi e mirë që nga këta futbollist të bëjmë seleksionimin e më të dalluarve që në të ardhmen të kemi mundësi të llogarisim në potencialin e tyre, është diçka pozitive për këta talenta, ne do të zhvillojmë tri ndeshje me kundërshtar mjaft cilësor dhe premtoj se do të angazhohemi maksimalisht me këta 20 futbollist, dhe do të japim më të mirën për rezultate pozitive”.

Kombëtarja e Kosovës do të jetë pjesë e Grupit B, në të cilën do të bëjnë pjesë:
Frosinone
Greqia
Lazio

UBT

Ndeshjen e parë Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillon me 17 shkurt ndaj Frosinones, me 18 shkurt do ta takohet me Greqin, ndërsa me 20 shkurt do të ballafaqohet me Lazion.

Në Grupin B, marrin pjesë:
Uellsi
Anglia
Italia
Moldavia

Finalja e kësaj Kupe, zhvillohet me 21 shkurt.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.