Fundamenti

Rrahmani: Me Juventusin ishte hakmarrje, ëndrrën me Shqipërinë dua të bëj realitet me Kosovën

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Mbrojtësi i Veronës dhe kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani rrëfen se dëshironte që të luante me Shqipërinë në kampionatin europian të Francës të vitit 2016.

Dy ditë pas fitores së bujshme kundër Juventusit, 25-vjeçari u shpreh për “Top Channel” se tani që nuk luan më për kombëtaren kuqezi shpreson që të realizojë ëndrrën e pjesëmarrjes në kampionat europian me Kosovën.

Ai e konsideroi fitoren e bujshme kundër Juventusit ditën e shtunë si një lloj “hakmarrjeje” pasi bardhezinjtë i kishin mposhtur në fazën e parë të kampionatit.

Fundamenti

“Fitorja me përmbysje kundër Juventusit – “Të luash ndaj këtyre klubeve është gjithmonë e vështirë. Juventus na mundi ndeshjen e parë 2-1 kështu që është pak a shumë si hakmarrje për ne.

Objektivat e Veronës në këtë sezon – Nëse një futbollist shqiptar luan mire, atëherë ai i hap derën edhe futbollistëve të tjerë edhe Lacio siç u ka hap derën futbollistëve shqiptarë, edhe këtu e kanë derën e hapur. Vendimi ishte i Veronës sepse e kishim një objektiv të përbashkët që të qëndronim në Serie A, por tani mendoj se ky objektiv është rrit. Edhe pse ende nuk është e sigurtë mbijetesa, duke qenë se jemi në vendin e gjashtë kanë ndryshuar synimet tona.

Ëndrra e Rrahmanit – Skuadrat kombëtaret të vogla e kanë ëndërr kampionatin europian ose botërorin. Unë ëndërroja ta realizoja me Shqipërinë por nuk u realizua, tani pres ta arrij me Kosovën”, përfundoi Rrahmani, i cili së bashku me mbrojtësin e Shqipërisë Marash Kumbulla kanë formuar një mur të fortë në mbrojtjen e Veronës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.