United Hospital

Haziri: Gjilani është krenar me sukseset e karateistëve në Kampionat Europian

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim tre karateistët e klubit të karatesë Drita që u stolisën me medaljen e bronztë në Kampionatin Europian, Benjamin Shabani, Vesa Ibrahimi dhe Betim Maliqi.

Pasi i uroi për suksesin, kryetari Haziri tha se Gjilani është krenar me sukseset e karateistëve, për të shtuar se kjo komunë po bëhet qendër e karatesë.

“I uroj dhe falënderoj fituesit dhe trajnerët për përfaqësimin kaq të madh sepse Gjilani po bëhet qendra e karateistëve dhe garuesve më të mirë që ka sot Kosova në kampionate europiane dhe botërore. Tre medalistët janë shpresa jonë olimpike. Komuna do t’ju qëndrojë mbrapa, për t’ua lehtësuar rrugëtimin”, ka thënë Haziri.

Eco Higjiena

Në emër të tre triumfuesve ka folur Benjamin Shabani, i cili tha se janë shumë të lumtur që tri medalje të rëndësishme i kanë sjellë Gjilanit dhe Kosovës.

Në fund, kryetari Haziri ka konfirmuar mbështetjen e veçantë financiare që Komuna do t’ia ofrojë tre medalistëve, sikurse edhe karateistit Elhami Shabani, i cili konkurron për ta arritur kuotën olimpike./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.