Benjamin Shabani e Vesa Ibrahimi stolisen me medaljen e bronzët
Karateisti Benjamin Shabani e karateistja Vesa Ibrahimi, në kampionatin Evropian i cili po mbahet në Hungari kanë arritur që në garat e tyre të stolisen me medalje të bronzët.
Benjamin Shabani gjatë rrugëtimit të tij gjerë tek medalja ka mposhtur karateistët nga Kroacia, Bosnja Hercegovina e Greqia, ndërsa ka pësuar humbje nga karateisti nga Rusia, karateisti Shabani garon mbi 84 kg.
Vesa Ibrahimi e cila garon në kategorinë 68 kg, ka mposhtur karateistet nga Maqedonia e Veriut, Finlanda e Bjellorusia, ndërsa ka pësuar humbje nga karateistja nga Rusia.
Shabani e Ibrahimi janë karateist të KK Drita./rajonipress/


