ARKATANA

Zhegrova me assist “alla Messi” kundër skuadrës se Kolollit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Edon Zhegrova ka pasur sonte një paraqitje supër të mirë për Baselin, në derbin e kësaj jave në Super Ligën e Zvicrës kundër FC Zurichut.

Lojtari i Kombëtares se Kosovës u inkuadrua në lojë nga minuta e 31-të te ndeshjes pasi që e zëvendësoi Kevin Bua që u lëndua në këtë takim.

Kurse kosovari pati gisht në dy golat e fundit të shënuar kundër FC Zurichut.

Fillimisht ai e nisi aksionin e parë në golin e tretë të Fabian Frei në minutën e 80-të kurse katër minuta me vonë, Edon Zhegrova bëri një pasim “alla Messi”, me plot magji brenda për të njëjtin lojtar për të shënuar golin e katër.

Fundamenti

Kujtojmë se në këtë ndeshje gjurmë la edhe lojtari i ri kosovar i Baselit, Orges Bunjaku që asistoi për Valentin Stocker në minutën e 45-të.

Bunjaku luan në pozitën e mesfushorit ofensivë te Baseli dhe sonte kishte një paraqitje tepër të mirë.

Me këtë fitore Basel mbetet në vendin e tretë me 39 pikë kurse FC Zurich në vendin e pestë me 31 pikë. /GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.