Përballje shqiptarësh, Admir Mehmedi më i suksesshëm se Berisha
Wolfsburgu dhe Furtuna Dusseldorf janë duke u përballur ndërmjet vete në ndeshjen e javës së 21-të në Bundesligan gjermane.
Te Wolsfburgu titullar po luan futbollisti shqiptar me pasaportë zvicerane, Admir Mehemdi ndërsa te Dusseldorfi titullar është ylli i Kosovës, Valon Berisha, shkruan Zëri.info.
Aktualisht po luhet minuta e 55-të dhe rezultati është baras 1:1, derisa deri në këto momente më i suksesshëm është Mehmedi i cili asistoi te goli i barazimit të vendasve. /Zëri.info/


