UBT

Mustafi: Do të pensionohesha nëse s’do të kisha besim në aftësitë e mia

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Qendërmbrojtësi i Arsenalit, Shkodran Mustafi, e ka pranuar se ai do ta mendonte pensionimin nga futbolli nëse do ta humbur besimin në aftësinë e tij për t’u kthyer në formë dhe për ta ndryshuar për të mirë situatën e tij në Arsenal.

Mbrojtësi gjerman me origjinë shqiptare ka shijuar më shumë minuta lojë në Emirates për Topçinjtë, që kur Mikel Arteta e ka zëvendësuar Unai Emeryn në pozitën e trajnerit, transmeton Gazeta Express.

Mustafi është përballur me shumë dyshime rreth talentit të tij dhe rreth të ardhmes së tij te klubi londinez. Megjithatë, ai e ka fituar besimin e trajnerit Arteta dhe tani po e shikon të qenët titullar sërish në skuadrën e Arsenalit.

Mustafi insiston se ai nuk është dorëzuar kurrë në betejën për ta fituar sërish një vend në formacionin e parë, përkundër që thotë se nëse do të kishte dyshime për veten do të pensionohej.

KKVITI

“Në fund të ditës, ne e dimë se si është futbolli. Ty gjithmonë të vjen mundësia, gjithmonë të vijnë mundësitë dhe kur fillon të mendosh se ndoshta s’mund ta përmirësosh situatën tënde, mendoj se atëherë pensionohesh nga futbolli”, ka thënë Mustafi.

“Një profesionist nuk duhet të mendojë në atë mënyrë. Për mua ka qenë gjithmonë e njëjtë, unë gjithmonë tentoj t’i lë gjërat personale prapa meje dhe të jem në dispozicion për skuadrën. Sa herë që ekipi të ketë nevojë për mua, unë do të jem aty – jo vetëm në ndeshje, por edhe në stërvitje”.

“Është e lehtë të jesh profesionist kur gjërat shkojnë mirë, por unë mendoj se është po aq e rëndësishme të qëndrosh ashtu edhe kur gjërat nuk po shkojnë mirë për ty personalisht. Duhet të jesh profesionist”.

“Në fund të fundit, ne jemi këtu për të punuar dhe jemi këtu për të luajtur në një klub të madh. Unë gjithmonë kam dashur të jem i gatshëm për skuadrën dhe kurdo që ekipi ose trajneri të ketë nevojë për mua, unë do të jem aty”. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.