Eko Higjiena

Policia konfiskon drogë dhe armë të ftohta në Gjilan e Viti

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Në fshatin Pozharan, të Vitisë është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar 1.9 gram substancë narkotike që dyshohet të jetë heroinë.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

ARKATANA

Edhe në fshatin Stanishor, të Gjilanit është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij është gjetur dhe konfiskuar 0.7 gram substancë narkotike e llojit Marihuanë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

Ndërsa në Gjilan është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, pasi që brenda objektit shkollor gjatë procesit mësimor, tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një boks hekuri. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/