Kaloi ilegalisht kufirin nga Serbia për në Kosovë, Policia e shoqëron të dyshuarin në stacion
Gjilan – Një person është shoqëruar në stacionin policor, pasi dyshohet se kishte kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia në drejtim të Republikës së Kosovës, me një automjet me targa franceze.
Rasti ka ndodhur më 23 tetor 2026, rreth orës 16:07, në rrugën Stubllinë–Pogragjë, në Gjilan.
Sipas raportit policor, i dyshuari, mashkull kosovar, është shoqëruar në stacion për procedura të mëtejshme. Pas intervistimit dhe konsultimit me prokurorin kompetent, ai është liruar dhe rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt./rajonipress/

