Mobicasa

Gjilani humb Naser Ismail, njeriun e mikpritjes, sinqeritetit dhe traditës së mirë shqiptare

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Naser Ismaili, i njohur nga të gjithë si Naser Turki, është ndarë nga jeta në moshën 64-vjeçare, duke lënë pas kujtime të shumta te familjarët, miqtë dhe të gjithë ata që patën rastin ta njohin.

Gjilani ka humbur një nga figurat e njohura të mikpritjes dhe gastronomisë tradicionale, një njeri që për vite me radhë e bëri restorantin e tij një vend ku ushqimi i mirë, bujaria dhe ngrohtësia njerëzore shkonin bashkë.

Naser Turki nuk ishte thjesht një emër i njohur për gjilanasit. Ai ishte simbol i mikpritjes së sinqertë, i respektit për mysafirin dhe i traditës shqiptare, ku secili që hynte në derë duhej të ndihej si në shtëpinë e vet.

Fundamenti

Restoranti i tij ishte i njohur për cilësinë, ushqimin tradicional dhe atmosferën familjare. Për shumë qytetarë të Gjilanit, por edhe për mysafirët që vinin nga qytete të tjera, ndalesa te restoranti i Naserit ishte bërë pjesë e përvojës së tyre në këtë qytet.

Madje, ndër gjilanas është përcjellë shpesh edhe shprehja: “Nëse ke ardhur në Gjilan dhe nuk e ke frekuentuar restorantin e Naserit, ke gabuar rëndë!” Një fjali që shpreh më së miri vendin që ai kishte fituar në zemrat e njerëzve dhe respektin që gëzonte për mikpritjen e tij.

Por, përtej shijes së ushqimit dhe traditës së restorantit, Naser Turki do të kujtohet mbi të gjitha për anën e tij njerëzore. Sinqeriteti, afërsia me njerëzit dhe gatishmëria për të pritur e respektuar secilin ishin tipare që e karakterizonin. Ai dinte ta kthente një vizitë të zakonshme në një përvojë të ngrohtë, ku mysafiri largohej me përshtypje të mira dhe dëshirë për t’u kthyer sërish.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta është bërë i ditur nga familja Ismail, e cila, përmes një njoftimi mortor, ka shprehur dhimbjen për humbjen e babait të dashur, duke bërë të ditur se për datën dhe orën e varrimit do të njoftojë më vonë.

Naser Ismaili largohet fizikisht, por kujtimi për të do të mbetet i gjallë në mesin e atyre që e njohën, në bisedat e miqve, në kujtimet e mysafirëve dhe në historinë e mikpritjes gjilanase.

Ngushëllime familjes Ismail, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën Naser Turkën.

U prehtë në paqe!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.