Hidromorava - Gjilan

Haziri: LDK duhet t’i kthehet shtëpisë së saj, s’mundemi me dëmtua në emër të demokracisë së brendshme

/ 2 minuta lexim

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka folur për zgjedhjet e brendshme në këtë parti që pritet të mbahen pas një viti.

Ai ka thënë se emrat e përfolur për kryetar e pasurojnë garën.

Por, Haziri duke folur për problemet e brendshme, ka thënë se nuk munden që në emër të demokracisë të brendshme ta dëmtojnë partinë.

Fundamenti

“Demokracia e brendshme në LDK ka qenë e simpatune deri në atë pikë sa na është bërë shprehi e keqe, në emër të demokracisë së brendshme me dëmtuar qëllimin ton politik. LDK duhet me u kthy në shtëpinë e vet”, ka thënë Haziri në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Ai ka thënë se LDK-ja duhet t’i kthehet shtëpisë së saj.

“LDK-ja me vet faktin që debate me propozime e me vet propozime fillon fushatën kjo thotë që nuk është në shtëpinë e vet. Shpija e LDK-së është ku burrat dhe gratë ulën në strukturë, në organet e veta të zgjedhura, normat i kemi, vetme me ju kthyer normave tona edhe me shkaktua procesin e brendshëm i cili nxjerrë në pah vlerat tona. Jemi në fazën ku duhet me fillua me mendua seriozisht përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme”, është shprehur Haziri.

Nënkryetari i LDK-së ka thënë se ai ka vizion tjetër të drejtimit të partisë nga ai aktual.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama dhe deputeti Arben Gashi kanë konfirmuar kandidaturat e tyre në garën për të parin e partisë, që aktualisht e udhëheq Lumir Abdixhiku.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.