ARKATANA

Kush është Naser Ajeti, anëtari i ri i Komitetit Ekzekutiv në FFK?

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Siç dihet për katër vitet e ardhshme futbollin e Anamoravës në Komitetin Ekzekutiv në FFK do ta përfaqëson Naser Ajeti, i cili një jetë të tërë i’a ka kushtuar futbollit dhe në përgjithësi sportit.

Naser Ajeti i përket një gjenerate të artë të futbollit jo vetëm të futbollit Gjilanas por edhe ati Kosovar.

Që nga mosha 10 vjeçare Ajeti u dashurua në lojën e futbollit, ndërsa talentin që kishte në lojën “magjike” të futbollit vjen në shprehje si 17 vjeçar kur ishte futbollist standard në klubin e C.Zvezdës.

Ajeti dëshmoi pjekuri të lart të futbollit si në lojën e saj njashtu edhe në kulturën sportive të cilën e posedonte, ai përpos që kishte një respekt të jashtëzakonshëm tek bashkëlojtarët, ai fitoj edhe një simpati të madhe edhe tek skuadrat kundërshtare me kulturën që posedonte.

Naser Ajeti-Kaceli, karrierën e vazhdon në KF Drita por talenti i tij nuk mbetet pa u vërejtur, ai më pas kalon tek skuadra Mërgimi nga Maqedonia e Veriut, duke treguar lojëra cilësore.

Ajeti i bashkohet Gjilanit në kohërat më të vështira të futbollit të Kosovës, atëherë kur gjithçka ishte rrënuar nga pushtuesit Serb dhe kur ata ishin duke i larguar futbollistët nga fushat e blerta, për ti detyruar që ndeshjet e tyre t`i zhvillojnë në ledinat anembanë Kosovës.

Ish-mesfushori Ajeti në vitin 1995, me shumë shok të tij arrijnë të formojnë skuadrën e KF Gjilani’95, duke i treguar pushtetit Serb se ky vend ka njerëz që nuk i dorëzohen pushtuesit Serb.

Mobi Casa

Naser Ajeti kishte një vizion jo vetëm në lojën e futbollit, por në të gjitha sportet, Ajeti ishte një personazh i cili me të madhe i ndihmoi FHK-së për anëtarësimin në Asociacionet Evropiane e Botërore.

Ajeti i cili fliste katër gjuhë evropiane kishte pasur shumë takime, siç ishte takimi me Kryetarin e federatës botërore të Hendbollit, Hasan Mustaa dhe me shumë kryetar të tjerë të federatave Evropiane.

Për ish-futbollistin Ajeti shumë kryetar të federatave të hendbollit Evropian kishin respekt për punën që po bënte, saqë në shumë raste edhe kryetari i federatës së Turqisë kishte kërkuar që Ajeti të jetë delegatë nga Kosova në federatën e Hendbollit Evropian, por Ajeti një gjë të tillë e kishte refuzuar për dashurinë që kishte ndaj futbollit.

Një dashuri të tillë ndaj futbollit, Ajeti e kishte edhe kur humbi vëllaun e tij, Jeton Ajetin në vitin 1997, pas pesë ditësh ngushëllime në familjen e tij, Naser Ajeti veshë këpucët sportive për tu ndihmuar shokëve të KF Gjilanit për të dhënë kontributin e tij në fitoren e asaj ndeshje historike për Ajetin pasiqë kishte ndërruar jetë vëllai i tij, Jetoni i cili ishte një njeri i respektuar në qytetin e Gjilanit.

Naser Ajeti tani 49 vjeçar, në kohën e fundit ka qenë në stafin e ngushtë në SC Gjilan, dhe i cili me punën e tij ka dëshmuar se është një menaxher i mirë duke pasur rezultate të kënaqshme.

Anëtari i ri i Komitetit Ekzekutiv për Anamoravë në FFK, Naser Ajeti, ka theksuar se në pozitën e tij të re do të jetë një zë shumë i fuqishëm për të mirën e futbollit.
“Së pari i falënderohem kryetarit të SC Gjilanit, Florim Zukës, i cili ka besim në punën time dhe i cili është duke bërë një punë kolosale, i falënderoj të gjithë delegatët ata të cilët më votuan, por edhe ata të cilët nuk më votuan, duhet pranuar edhe humbjen poashtu edhe fitoren në mënyrë demokratike. Për katër vitet e ardhshme do të jem afër çdo klubi të Anamoravës për t`i përfaqësuar interesat e tyre në FFK, do të jem zë i fuqishëm në federatën e futbollit për të mirën e futbollit dhe bashkërisht do t`i japim hijeshi futbollit jo vetëm të Anamoravës, por edhe atij kosovar”, ka bërë të ditur, Naser Ajeti./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.