United Hospital

Gjimshiti mbetet lider i paprekshëm tek Atalanta, e konfirmon edhe trajneri i ri

/ 2 minuta lexim
HW

Berat Gjimshiti po shndërrohet në pikë referimi të mbrojtjes së Atalantës në këtë sezon.

Kapiteni i Kombëtares shqiptare ka fituar besimin e plotë të trajnerit Raffaele Palladino, i cili e ka identifikuar si shtyllën kryesore të skemës mbrojtëse me tre lojtarë.

Qëndrueshmëria, siguria në ndërhyrje dhe lidershipi i Gjimshitit kanë bërë që drejtuesit e klubit të rishikojnë rolin e Isak Hien.

Sipas mediave italiane, qendërmbrojtësi suedez nuk konsiderohet më i pazëvendësueshëm në projektin aktual të Atalantës.

Uji Dea

Afati kalimtar i dimrit mbetet gjithmonë e paparashikueshme dhe, përballë një ofertë rreth 30 milionë euro, Atalanta mund të vendosë të sakrifikojë Hien.

Interesi për suedezin raportohet të vijë nga Premier League, por edhe nga Interi, çka mund të shtyjë klubin bergamask të marrë një vendim të rëndësishëm financiar, përcjell tch.

Edhe pse Hien ka qenë ndër lojtarët më të spikatur të Atalantës deri më tani, besimi i plotë i stafit teknik te Gjimshiti mund të rezultojë vendimtar, duke nxjerrë edhe një herë në pah vlerat dhe rëndësinë e kapitenit të Kombëtares shqiptare në nivelin më të lartë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.