Ndonëse nuk po luan mjaftueshëm, Valon Berisha nuk dorëzohet aspak
Mesfushori i Lazios, Valon Berisha po vazhdon të stërvitet fort në ‘Formello’.
Lazio u kthye nga Brescia me tri pikë shumë të rëndësishme, ndërsa në qendrën sportive të klubit ka të tillë që vazhdojnë të stërviten fort, shkruan Zëri.info.
Po flasim për Valon Berishën, ish-futbollistin e Red Bull Salzburg.
Mesfushori i Kosovës, ndonëse nuk po luan mjaftueshëm, vazhdon të punojë më shumë se kurrë.
Kjo është një video e postuar në “Instagram” nga ana e Berishës./Zëri.info/


