Bekim Rexhepi kërkon mandatin e dytë në Komitetin Ekzekutiv në FFK
Gjilan – Regjioni i Anamoravës do të përzgjedh për katër vitet e ardhshme, njeriun i cili do ta përfaqëson futbollin e Anamoravës në Komitetin Ekzekutivë në FFK.
Këtë mandat me mjaft sukses gjerë më tani e ka udhëhequr Bekim Rexhepi, i cili ka qenë zë i fuqishëm për skuadrat e Anamoravës, duke i sensibilizuar dhe përkrahur në mbledhjet e FFK-së.
Nën drejtimin e Rexhepit, futbolli i Anamoravës në katër vitet e fundit ka pasur rezultate kulminante dhe skuadrat nga Anamorava kanë qenë të përfaqësuara në mënyrën më dinjitoze në shtëpinë e futbollit Kosovar.
Bekim Rexhepi pas punës së shkëlqyer katër vjeçare në FFK, tani kërkon edhe mandatin e dytë për ta vazhduar edhe më fuqishëm aty ku ka mbetur.
“Mendoj se për katër vite është bërë një punë kolosale me skuadrat e Anamaoravës të cilat më herët kanë qenë të vetmuar, por në këto katër vite klubeve të Anamoravës u kemi kthyer dinjitetin në çdo pikëpamje duke u bërë pjesë e fuqishme dhe e barabartë me çdo rajon të Republikës së Kosovës”.
Rexhepi ka theksuar se çdo punë që është bërë është përcjell nga njerëzit e Federatës dhe nga UEFA e FIFA.
“Ne tani jemi të barabartë si çdo shtet në botë në UEFA e FIFA, dhe kemi dëshmuar se cilësia jonë e menaxhimit në rajone dhe në federatë ka qenë në çdo element i kënaqshëm, andaj kërkoj që delegatët të ma besojnë punën që e kemi filluar së bashku për të udhëhequr edhe me rezultate edhe më të mëdha, dhe për këtë gjë e kemi edhe mbështetjen nga FFK dhe jam shumë i lumtur për punën që kemi bërë deri më tani me klubet e Anamoravës”./rajonipress/


