Gjilanasi arrestohet për dhunë fizike
Gjilan – Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar i cili pas një mosmarrëveshje verbale e kishte sulmuar dhe e kishte goditur viktimën mashkull shqiptar, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/


