Ecohigjiena

Tri raste në Gjilan, Viti dhe Ranillug: Arrestohen pesë persona për dhunë në familje dhe narkotikë

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Pesë persona janë arrestuar në tri raste të ndara në Ranillug, Viti dhe Gjilan, nën dyshimin për dhunë në familje, lëndim të lehtë trupor dhe posedim të paautorizuar të substancave narkotike.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, në Ranillug, më 26 tetor, rreth orës 19:40, është arrestuar një person i dyshuar, pasi dyshohet se pas një fjalosjeje ka sulmuar fizikisht motrën e tij. Të dy kanë marrë tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Një rast tjetër i dhunës në familje është raportuar në Viti, po më 26 tetor, rreth orës 19:00. Sipas policisë, bashkëshorti dhe vëllai i viktimës dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Viktima ka marrë tretman mjekësor, ndërsa dy të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Uje Dea

Ndërkaq, në rrugën “Hamdi Kurteshi” në Gjilan, rreth orës 23:00, janë arrestuar dy persona të dyshuar, pasi gjatë kontrollit policor u është gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Edhe në këtë rast, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Policia nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me rastet./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.